Gjatë kohës së fundit, janë shënjestuar për gjueti pa leje ose vrasje për hakmarrje në pjesën më të madhe të Indisë. Në rajonin e Berës, në Indi, njerëzit vazhdojnë të jetojnë në një bashkëjetesë paqësore me të vegjlit e leopardit.
Ekipi i “BBC Travel” është ngjitur në një pjerrtësi, ku ky terren është i valëzuar dhe është rajoni i Gorwarit që shtrihet përgjatë skajit të vargmalit Arvalli në jugperëndim të Rejasthan-it.
Ky ekip rrëfen se gjatë kohës kur ishin në një safari, herët në mëngjes në fshatin Bera kanë udhëtuar tri orë me makinë nga meka turistike e Udaipur-it për të dëshmuar një anomali. Kjo anomali ka të bëjë me bashkëjetesën njeri-leopard me konflikt zero.
Në një raport të vitit 2018 që vlerësonte popullsinë në 12 mijë e 852, konstatohet se në vitet e fundit, numri i leopardëve në Indi ka qenë në rritje. Konfliktet njeri-kafshë dhe shkeljet e ndërsjella në një vend me popullësi të dendur kanë qenë të pashmangshme.
Në negocimin e “BBC Travel”, të vegjlit e leopardëve janë gjuajtur në pjesë të ndryshme të trupit. Të vegjëlit e leopardëve janë vrarë nga disa grupe të fshatarëve, të cilët konsiderohen si masë hakmarrëse për sulmet ndaj bagëtive të çmuara.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, 102 leopardë janë gjuajtur pa leje dhe 22 të tjerë janë vrarë nga fshatarët. Mes viteve 2012-2016, janë vrarë 238 leopardë vetëm në rajonin e Rajasthan-it, ndërsa raportet e mediave për sulmet e leopardëve ndaj njerëzve kanë qenë alarmante dhe të shpeshta.
Rajasthani ka qenë përherë një sagë e vazhdueshme e bashkëjetesës paqësore mes leopardëve dhe njerëzve. Rajoni i Rabaris-it njihet si komunitet barinjsh, gjysmënomad që kanë migruar në Indi nga Irani para më shumë se një mijëvjeçari. Në Rabaris, aktualisht vlerësohet se ecin rreth 60 leopardë, së bashku me hienat, dhelprat e shkretëtirës, derrat e egër, antilopat dhe kafshë të tjera më të vogla.