“Java e Bibliotekës”, është aktivitet i cili po zhvillohet edhe këtë vit. Krahasuar me ditën e parë, që pati më shumë projekte për emigracionin, sot (e marte) më 6 shtator, dita e dytë e aktiviteteve, do të flitet për arbëreshët, ndërsa theks i veçantë i ofrohet filmit dokumentar “Ferdonije”, i nënës shqiptare nga Gjakova që iu vranë katër djemtë dhe burri gjatë luftës 1998-1999.
“Ferdonije”, është një film dokumentar i shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti, për një ditë nga jeta e kësaj nëne.
Ferdonije Qerkezi është shfaqur shpesh edhe në ekranet e RTV Dukagjini, e cila shpreh ngushëllimin dhe merzinë e saj për përsonat e afërm, të humbur gjatë luftës.
në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, nga ora 20:00 deri 21:00, do të shfaqet filmi “Ferdonije”, sesioni i këtij filmi si dhe shkrimtari Ag Apolloni, do të flasë për dokumentimin e dhimbjes, në përkrahje të Ferdonije Qerkezit.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publike agjendën e aktiviteteve.
Në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, nga ora 20:00 deri 21:00, do të shfaqet filmi “Ferdonije”, sesioni i këtij filmi si dhe shkrimtari Ag Apolloni, do të flasë për dokumentimin e dhimbjes, në përkrahje të Ferdonije Qerkezit.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e Javës së Biblotekës në vend.