Në kërkim nga INTERPOL-i, ish-polici nga Ferizaj që akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë

Prokurorja speciale, Drita Hajdari ka thënë se kanë ngritur 33 aktakuza për krime lufte në Kosovë me 89 të pandehur

Pamje nga paslufta në Kosovë

Prokurorja speciale, Drita Hajdari ka thënë se kanë ngritur 33 aktakuza për krime lufte në Kosovë me 89 të pandehur.

Ajo në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka folur për një rast të dhunimit seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kemi intervistuar viktimën, dëshmitarë të rastit e kemi mbledhur edhe prova të tjera. Kemi qenë në pritje mos po arrijmë me siguru prezencën fizike të të pandehurit. I kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore për me ardh deri tek personi i dyshuar” – tha Hajdari.

Ajo ka shpjeguar se kur e ka kuptuar Prokuroria Speciale që personi i kërkuar (ish-polic në Ferizaj), nuk gjendet në Kosovë, ky person është në kërkim të INTERPOL-it.

“Interpoli ka detyrë për me arrestu pastaj fillon procedura e ekstradimit, përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Çështja e ekstradimit është puro politike, kemi pasur raste ku janë arrestuar nga INTERPOL-i, por shteti në të cilin janë arrestuar, ka refuzuar me i ekstradu në Kosovë”, ka theksuar tutje Hajdari.

Hajdari ka përmendur edhe Malin e Zi, i cili para një kohë refuzoj ta ekstradoj Momqillo Vukotiq, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës në vitin 1999.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika