Gazetarja Dorentina Thaçi në një lidhje direkte në specialen e RTV Dukagjinit, ka thënë se në qendrën e votimeve në “Kodrën e Minatorëve” në Mitrovicën Veriore nuk ka pasur lëvizje të shpeshta të qytetarëve për të votuar.
Kryesuesi i kësaj qendre, Lorik Hysenaj, ka thënë se procesi zgjedhor ka shkuar mirë deri më tani.
“Deri në këtë orë nuk ka pasur ndonjë incident, ka shkuar gjithçka në rregull. Vendvotimi është hapur në orën 7 ashtu siç është me rregull”, ka thënë Hysenaj.
Hysenaj ka thënë tutje se nuk presin ndonjë fluks të madh të qytetarëve për të votuar, pasi tashmë është koha kur dhe pritet të mbyllet qendra e votimit.
Lorik Hysenaj ka theksuar se në këtë qendër të votimit kanë votuar kryesisht shqiptarët, disa boshnjakë dhe vetëm një serb, që ka votuar me kusht.