Në konferencën para apelit për Mustafën do të diskutohet për paraburgimin

Salih Mustafa

Më nëntë shkurt, kryetarja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, ka caktuar datën për mbajtjen e konferencës para apelit në çështjen Salih Mustafa për 16 shkurt 2022 që pritet të mbahet në ora 10:00.

Gjatë seancës, ajo do të ftojë parashtresat nga palët, mbrojtja e viktimave dhe/ose Zyra Administrative sipas rastit, për paraburgimin e të akuzuarit në pritje të ankesës, duke përfshirë gjendjen e tij mendore dhe fizike, në përputhje me Rregulli 178 i Rregullores.

Po ashtu do të diskutohet edhe progresi i bërë në përkthimin e aktgjykimit në gjuhën shqipe dhe përfundimi i pritshëm i tij dhe çdo çështje tjetër që kryetari i trupit gjykues mund të dëshirojë të ngrejë.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, shkruan BetimipërDrejtësi.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, kishte njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Salih Mustafa akuzohej në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika