Në kuadër të lëndës me zgjedhje për klasat 1, 2 dhe 3, “Dukagjini” prezanton “Edukimi për shëndetin”

Shtëpia botuese Dukagjini, ka publikuar serinë e re të librave “Edukimi për shëndetin”, për klasat nga 1 – 3 të vitit shkollor 2024/25

Për vitin shkollor 2024/25, listës së librave edukativë të shtëpisë botuese “Dukagjini” do t’i shtohet seria “Edukimi për shëndetin”.

  • Klasa e parë – Hapat e mi të parë drejt shëndetit
  • Klasa e dytë – Shprehi të mira, fëmijë të shëndetshëm
  • Klasa e tretë – Të rritemi të shëndetshëm

Duke filluar nga mosha 6-vjeçare, fëmijët duhet të mësojnë shprehi të mira, si: larja e duarve, mirushqyerja, rëndësia e aktivitetit fizik, siguria, rëndësia e shëndetit mendor dhe atij emocional, të cilat janë shumë të rëndësishme për rritje të shëndetshme e parandalim të sëmundjeve. Këto mësime janë veçanërisht të rëndësishme për këto klasa, kur fëmijët janë në një fazë kritike të zhvillimit dhe janë më të prirë të krijojnë shprehi që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Pikërisht këtë synim kanë librat “Edukimi për shëndetin”, të cilët përfshijnë informacione, aktivitete, lojëra etj., dhe, mbi të gjitha, karakterizohen nga një gjuhë e afërt dhe e përshtatshme për fëmijët.

Të tre librat shoqërohen edhe nga librat e mësuesit/es.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika