Në Kuvend sot mbahen punimet e Procesit të Bashkëpunimit për EJL

Kuvendi i Kosovës

Të shtunën dhe të dielën, në Kuvendin e Kosovës zhvillohen punimet Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Sot do të zhvillohet takimi i Komisionit të Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë, ndërsa të dielën Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Siguri, njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

Në këto punime, të shtunën, pritet të paraqitet edhe ministrja së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kurse të dielën ndër të tjerë të pranishmëve do t’u adresohet edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në këto punime fjalime do të mbajnë edhe deputetë, ministra e përfaqësues të tjerë nga Kuvendi, Qeveria e Kosovës dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika