Në Kuvendin Komunal votohet pro bashkimit të Mitrovicës Veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Me anë të një postimi në Facebook, asamblistja e LVV-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Doli e ka cilësuar këtë votim si një tregues bashkëpunimi e përforcimi të qeverisjes lokale

Pjesa veriore e Mitrovicës

Është votuar pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur Këshilltarja komunale, Aida Doli.

Me anë të një postimi në Facebook, Doli e ka cilësuar këtë votim si një tregues bashkëpunimi e përforcimi të qeverisjes lokale.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për t’i adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika