Në Leposaviq zëvendësohen policët, Pantiqin e viziton ekipi mjekësor i EULEX-it

Ish-polici serb i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, është vizituar mbrëmjen e së shtunës nga një ekip mjekësor i EULEX-it. Po të shtunën mbrëma, u zëvendësuan policët, të cilët prej rreth dy javësh kishin mbetur të bllokuar në stacionin policor në Leposaviq

Brenda stacionit të Policisë së Kosovës në Jarinje, ka 15 ditë që po qëndron Dejan Pantiq, ish-polici serb i arrestuar nën dyshimet për organizim të sulmit ndaj objekteve të KKZ-së në Mitrovicë të veriut.

Barrikadat e vendosura në rrugë, e kanë bërë të pamundur transferimin e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Pantiq, mbrëmjen e së shtunës u vizitua nga një ekip mjekësor i EULEX-it.

Këtë e konfirmoi vet shefi i këtij misioni të Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it e kontrolloi mbrëmë D. P. i ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është kontrolli i dytë mjekësor i D. P. i kryer nga ekipi mjekësor i EULEX-it. I pari ishte para një jave”, ka thënë shefi i misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Në disa raste përgjatë 15 ditëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar se për Pantiq janë kryer të gjitha kontrollet e rregullta mjekësore, si dhe i janë siguruar medikamentet e nevojshme.

EULEX-i ka konfirmuar se po e shqyrtojnë mundësinë e ndihmës në transferimin e Pantiq në Prishtinë.

Një asistim të ngjashëm, EULEX ia bëri Policisë së Kosovës, në zëvendësimin e policëve që kishin rreth dy javë që po qëndronin në stacionin policor në Leposaviq.

Ata u zëvendësuan gjatë mbrëmjes së të shtunës.

E të dielën, në veri të Kosovës në përgjithësi ka qenë një situatë e qetë, me grupe të serbëve të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë afër barrikadave, që kanë bllokuar rrugët që dërgojnë në Jarinje e Bërnjak, tash e 16 ditë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika