Në Malishevë gjenden mallra me afat të skaduar, shqiptohen 20 gjoba për pronarët e marketeve

Nga një operacion i kryer nga Inspektorati i Komunës së Malishevës janë gjetur mallra me afat të skaduar, si pasojë e kësaj janë shqiptuar 20 gjoba për pronarët e marketeve

Pamje të produkteve të skaduara

Gjatë ditëve të fundit, Inspektorati i Komunës së Malishevës, ka zhvilluar një aksion në markete të ndryshme. Nga ky aksion janë shqiptuar 20 gjoba për pronarët e marketeve si pasojë e produkteve të gjetura me afat të skaduar.

Të premten e 22 korrikut, drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka njoftuar se  mallrat e konfiskuara janë asgjësuar, ndërsa marketet dhe pronarët e tyre, janë gjobitur sipas ligjeve në fuqi.

Besartë Kryeziu-Ramaj është shprehur se gjatë kontrollit është hasur në produkte me afat të skaduar, kryesisht në produkte ushqimore, kozmetikë dhe produkte tjera.

“Drejtoresha Kryeziu-Ramaj, ka bërë të ditur se kontrolli do të jetë i vazhdueshëm, por gjithashtu ju bën thirrje konsumatorëve, që sa herë që hasin në produkte me afat të skaduar, të njoftojnë inspektoratin komunal”, thuhet tutje në njoftimin për media.

Pamje nga operacioni i Inspektoratit të Komunës së Malishevës

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika