Komisioni Rregullator i Energjetikës në Maqedoni ka njoftuar se nga mesnata do të rriten çmimet e karburanteve.
Çmimi i benzinës do të shtrenjtohet për gjysmë denari, që do të kushtojë 89 denarë, përkatësisht, 91.5 denarë për një litër.
Për dizel çmimi rritet për 1.5 denarë, që për një litër do të kushtojë 93.5 denarë.
Ndërsa çmimi i mazutit ulet për një denarë.
Sipas AlsatM, kursi i denarit kundrejt dollarit është më e lartë për 0.485% që nga periudha e kaluar.
ЕUROSUPER BS 95 – 89,00 (denarë/litër)
ЕUROSUPER BS 98 – 91,50 (denarë/litër)
ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 93,50 (denarë/litër)