Në më shumë se një vit, prokuroria ngre shtatë aktakuza për 17 persona për prostitucion

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në më shumë se një vit ka ngritur shtatë aktakuza për 17 persona nën dyshimin për prostitucion

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë vitit të kaluar dhe në tremujorin e parë të këtij viti gjithsej ka ngritur shtatë aktakuza për 17 persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë vitit 2022-2023 (deri në muajin mars), ka pranuar 10 raste për veprën penale të lartcekur dhe përgjatë kësaj periudhe ka ngritur gjithsej 7 aktakuza me 17 persona”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, Policia e Kosovës, kishte mbyllur 58 qendra masazhi, pas inspektimeve që ishin bërë në bashkëpunim me inspektorët nën dyshimin për mundësim, detyrim në prostitucion ose ofrim të lokaleve.

Për këtë qëllim, ishin arrestuar 21 persona.

Çfarë shërbime ofrojnë në të vërtetë qendrat e mesazhit në Kosovë?

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika