Në Merdarë pritjet deri në 1 orë për të dalë nga Kosova

Sot (e diel) pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë janë deri në 1 orë

Ilustrim

Pritjet e gjata vazhdojnë të jenë ende prezente për mërgimtarët në pikat kufitare.

Duke iu referuar Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës, këtë të diel pritjet më të gjata janë në dalje të Merdarës – deri në 1 orë.

Ndërsa pritjet për hyrje në këtë pikë kufitare janë deri në pesë minuta, derisa kolonat në Merdarë janë deri në 300 metra në dalje.

Gjersa pritjet për të dalë nga Kosova në Dheun e Bardhë janë deri në 40 minuta, ndërkaq hyrjet deri në pesë minuta. Kolonat në dalje janë deri në 200 metra.

Kurse, në pikat kufitare në Bërnjakë dhe Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 10 minuta.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika