Në mes të kritikave nga opozita dhe shoqëria civile, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka hapur aplikimet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën 9

Tekste shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar hapjen e platformës për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe të materialeve mësimore.

Siç thuhet në njoftim, prindërit dhe kujdestarët e nxënësve tani mund të aplikojnë për subvencionet përmes platformës E-Kosova, duke ndjekur linkun e dedikuar: E-Kosova.

Sipas njoftimit të MAShTI-t, për nxënësit e shkollave fillore nga klasa e 1 deri në klasën e 5-të do të ndahen nga 80 euro për çdo nxënës, ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët, nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të, do të ndahen nga 110 euro.

“MAShTI do ta përcjell procesin e aplikimit me shumë vëmendje dhe do të adresoj secilën sfidë që paraqitet, si në aspekt teknik e po ashtu edhe përmbajtësor”, thuhet në njoftim.

E ky vendim i MASHTI-t është kritikuar nga paritë opozitare dhe nga shoqëria civile.

PDK-ja e LDK-ja e kanë kritikuar ministren, Arbërie Nagavci, për paaftësinë e saj në përmbushjen e obligimit ligjor për sigurimin e librave për nxënësit.

Ndërkaq, sipas Nismës CorrWatch, MASHTI ka shkelur për herë të dytë detyrimet ligjore duke kaluar përgjegjësinë e furnizimit me tekste shkollore nga Ministria te prindërit përmes subvencioneve – ku paratë iu transferohen prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Gjatë ditës në mbeldhjen e Qeverisë, është marrë vendim që të ndahen 7,375,138.00 euro për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.

 

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika