Në mesin e liderëve botërorë, sipërmarrësi Alban Maliqi mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Donald Trump

Në mesin e mijëra përfaqësuesve nga e gjithë bota, sipërmarrësi dhe filantropi Alban Maliqi, nga “Maliqi Group”, ishte i ftuar në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve, që u mbajt në Kapitol, Washington, dhe që u organizua nga Kongresi Amerikan.

Fjalimi kryesor i ngjarjes u mbajt nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump. Kjo ngjarje, e cila ka filluar organizimin 71 vjet më parë, ka mbledhur ligjvënës dhe zyrtarë qeveritarë amerikanë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, bizneseve dhe organizatave bamirëse.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë ngjarje me rëndësi politike dhe simbolike, sipërmarrësi Alban Maliqi pati mundësinë të takohej me liderë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të botës së biznesit, duke promovuar vlerat shqiptare për paqe, bashkëpunim dhe zhvillim global.

Me një përvojë të gjatë në fushën e biznesit dhe filantropisë, Alban Maliqi theksoi në takimet dhe bisedat e tij me pjesëmarrësit rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndikimin pozitiv të sektorit privat në krijimin e mundësive për zhvillim në Ballkan dhe mbështetjen e nismave humanitare në rajon.

“Pjesëmarrja në këtë ngjarje ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vlerat e paqes dhe bashkëpunimit,” tha Maliqi.

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve është një nga ngjarjet më të rëndësishme në politikën ndërkombëtare dhe organizohet nga Kongresi Amerikan që nga viti 1953.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika