Në mesin e 150 viktimave në fetën e Halloween në Seul ishte dhe aktori e këngëtari i K-pop-it, Lee Ji Han, ka njoftuar menaxhmenti i tij.
Të dielën e 31 tetorit, agjencia e menaxhimit të artistit korean “935 Entertainment” ka konfirmuar vdekjen e këngëtarit 24-vjeçar për mediat koreane.
Në llogarinë e menaxhmentit “935 Entertainment” në Instagram është shkruar se ishte “zemërthyer” për të ndarë me të tjerët “lajmin e trishtuar”, duke e konsideruar aktorin e këngëtarin korean si “një anëtar të çmuar të familjes”. “Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për anëtarët e familjes që janë në pikëllim të thellë”, thuhej tutje në deklaratë, transmeton CNN.
Pas një rritje të turmës gjatë festimeve të Halloween në Seul, numri i personave të vdekur është të paktën 154, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.
Sipas CNN Philippines, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur periudhë zie kombëtare, duke bërë shfaqjet argëtuese të pezullonin transmetimin.