Në moshën 82-vjeçare ka vdekur ish-senatori Joe Lieberman

Ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, ka vdekur të mërkurën në moshën 82-vjeçare në New York City. Ai ishte përkrahës i madh i Kosovës

Ka vdekur në moshën 82-vjeçare Joe Lieberman

Ish-senatori amerikan dhe kandidati për zëvendëspresident i Partisë Demokratike, Joe Lieberman, vdiq të mërkurën në moshën 82-vjeçare në New York City, pasi pësoi komplikime nga një rënie, tha familja e tij.

Lieberman ishte kandidat për zëvendëspresident i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2000, të cilat u fituan nga republikani George W. Bush ndaj demokratit Al Gore.

Ai vizitoi edhe Kosovën në vitin 2007. Gjatë vizitës, senatori Joe Lieberman mes tjerash shprehej se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’ia kthejnë shpinën Kosovës”.

Si demokrat pati rol edhe në grumbullimin e republikanëve në mbështetjen e veprimeve ushtarake në Kosovë në vitin 1999 kundër forcave serbe.

Funerali i Lieberman u caktua për të premten në qytetin e tij të lindjes, Stamford, Connecticut./abcnews.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika