Në mungesë kuorumi dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit e cila ishte paraparë të mbahej të hënën e 12 qershorit. Këtë e ka parë si shqetësuese shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri i cili ka thënë se dështimi i agjendës parlamentare është jashtëzakonisht i dëmshëm për Republikën e Kosovës

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, foto:EO

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se dështimi i agjendës parlamentare është jashtëzakonisht i dëmshëm për Republikën e Kosovës.

Kjo pasi mbledhja e kryesisë së Kuvendit, e paraparë të mbahej sot nga ora 13:00, dështoi në mungesë të kuorumit.

“Sa i përket mbledhjes së kryesisë, nuk ishte kryetari, përfaqësuesit e mazhorancës, ishte një dështim i radhës, nuk po arrin ta ketë numrin as në kryesi, as në seancat që kanë dështuar që një kohë të gjatë. Dështimi i agjendës parlamentare është jashtëzakonisht i dëmshëm për Republikën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se ani pse opozita ka luajtur një rol konstruktiv në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit, shumë seanca po dështojnë.

“Ne si opozitë kemi luajtur një rol konstruktiv, javën e kaluar përmbyllëm një çështje të rëndësishme, reformën zgjedhore, ai proces pa angazhimin tonë nuk do të arrihej të përmbyllej”, ka vijuar Tahiri.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika