Në mungesë kuorumi dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Si shkak i mungesës së kuorumit, mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet

Kryesia e Kuvendit

Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet të hënën e 3 korrikut.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari – Lila.
“Mbledhja e kryesisë së Kuvendit nuk u mbajt, në mungesë të kuorumit”, ka thënë Kusari-Lila.
Kusari-Lila ka njoftuar se në këtë mbledhje ka munguar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Mbledhja nuk u mbajt, mungoi nënkryetari i LDK-së. Sot kryetari deklaroi se është mirë që në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të mbajnë një qëndrim të veçantë nëkKryesinë e Kuvendit si grup, duhet të ndahet nga qëndrimet politike. Përndryshe, në propozimin për rend të ditës për një seancë të re plenare kanë qenë 18 pika, ishin edhe dy marrëveshje ndërkombëtare, 9 projektligje në shqyrtim të dytë”, ka thënë ajo.
Ndërsa, për masat e BE-së të paralajmëruara ndaj Kosovës, Kusari-Lila shpreson se janë “të përkohshme”, ashtu sic kanë theksuar zyrtarët e BE-së.
Ndërsa, në lidhje me konferencën e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për qetësimin e raporteve Kosovë – Serbi, Kusari-Lila ka thënë se Kosova e ka kaluar fazën e mbajtjes së konferencave ndërkombëtare për “çështjet të cilat kanë zgjidhje, por që nuk ka pajtim nga pala tjetër”.

“Kosova ka kaluar fazën e mbajtjes së konferencave ndërkombëtare për çështjet, të cilat kanë zgjidhje, por që nuk ka pajtim nga pala tjetër. Ka qenë pala serbe që pas përfundimit të dy takimeve ku është dakorduar për marrëveshje në Bruksel e Ohër, ka bërë shkeljen e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Kusari-Lila.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika