Në mungesë të dëshmitarëve, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Konjufcës

Në mungesë të dëshmitarëve, seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës është shtyrë. Ai po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvendin e Kosovës

Seanca gjyqësore në rastin ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016 është shtyrë në mungesë të dëshmitarëve.

Gjyqtarja ka thënë se dëshmitarët që janë ftuar me ftesë e nuk kanë ardhur do t’u lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.

Dëshmitarët e paraparë të jenë në këtë rast ishin, Ismet Beqiri dhe Adem Grabovci.

Po ashtu, seanca e kaluar nuk ishte mbajtur për shkak se Konjufca nuk kishte të angazhuar avokat mbrojtës.

I akuzuari Konjufca kishte thënë se nuk dëshiron të angazhojë mbrojtës pas pyetjes së gjykatëses Edita Çanta se a kishte angazhuar mbrojtës, meqë me Kodin e ri të Procedurës Penale mbrojtja është e detyrueshme.

Lidhur me këtë, gjykatësja Çanta kishte theksuar se do të njoftohet Oda e Avokatëve të Kosovës për t’i caktuar avokat sipas detyrës zyrtare.

Ndërkaq, në këtë seancë, prezent në cilësinë e dëshmitarit ishte edhe ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, si dhe prokurori i shtetit, Besart Mustafa.

Glauk Konjufca pa avokat, dështon gjykimi ndaj tij se hodhi gaz lotsjellës në Kuvend

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika