Në mungesë të mazhorancës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar shtyrjen e seancës plenare për të hënën, në orën 12:00.
Sipas tij, koha e paraparë për vazhdimin e seancës ka kaluar mbi 20 minuta dhe seanca është ndërprerë.
“Mesa po e shoh mazhoranca nuk po merr në këtë seancë dhe ora shkojë mbi 20 minuta përtej asaj se kur e kemi thirr vazhdimin e seancës. Po propozojë që kjo seancë të vazhdojë të hënën në orën 12:00, pasi ta kryejmë mbledhjen e kryesisë,” u shpreh Konjufca gjatë fjalës së tij në Kuvend.