Në natën e ndërrimit të moteve, U. d. i drejtorit të Policisë së Kosovës viziton zyrtarët policor në detyrë

U.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë Fehmi Hoti, të shtunën e 31 dhjetorit në afërsi të ndërrimit të motive ka vizituar zyrtarët policor që ndodhen në detyrë në pikën kufitare në Merdare, stacionin policor “Jugu” në Prishtinë dhe njësitet patrulluese në terren dhe ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën gjatë vitit 2022. Ai me theks të veçantë ka shtuar se Policia e Kosovës po kujdeset që të ketë rend dhe siguri në vend në prag të ndërrimit të moteve

Ilustrim

Në afërsi të ndërrimit të motive ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka vizituar zyrtarët policor të cilët ndodhën në detyrë, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në një postim në rrjetin social Facebook.

Teksa, në postim thuhet se edhe pse festat kremtohen në ambiente familjare, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj ndodhet në krye të detyrës dhe është e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë në mbarë vendin.

“Sikurse ç’do vit, festat e fund vitit kryesisht kremtohen në ambientet më të ngrohta familjare dhe shoqërore, por sikurse ç’do vit Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë në kryerje të detyrës, duke u angazhuar me përkushtim për të garantuar rendin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve tanë në mbarë vendin”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.

Kësisoj, për të qenë më afër zyratrëve policor që ndodhen në detyrë Hoti ka vizituar pikën kufitare në Merdare, stacionin policor “Jugu” në Prishtinë dhe njësitet patrulluese në terren.

Siç njofton Policia e Kosovës, qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndarë pak momente festive me eprorët dhe zyrtarët në detyrë si një familje e madhe policore, për ti falënderuar për punën e tyre, si dhe për ti inkurajuar në përmbushjen e  mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive në mënyre profesionale.

Ndër të tjera, U.d. Drejtori Fehmi Hoti, në emër të Policisë së Kosovës u ka uruar të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës festën e Vitit të Ri, e po ashtu të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe ka garantuar mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendin, për ofrim të shërbimeve efikase policore, për të garantuar një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika