Në nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mbahet ekspozitë për familjen Jashari (VIDEO)

Në nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së është hapur ekspozita “Qëndresa Heroike e Jasharëve për liri” në Muzeun Kombëtar të Kosovës në të cilën për një javë do të qëndrojnë 200 fotografi që flasin për qëndresën heroike të familjes Jashari dhe sakrificën më sublime të saj

Të martën e 7 marsit është hapur ekspozita për familjen Jashari për nder të 25 vjetorit jubilar të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në ekspozitën “Qëndresa Heroike e Jasharëve për liri” në Muzeun Kombëtar të Kosovës për një javë do të qëndrojnë 200 fotografi që flasin për qëndresën heroike të familjes Jashari dhe sakrificën më sublime të saj.

Në këtë ekspozitë pasqyrohen ngjarjet në familjen Jashari me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshin periudhën nga fundit i dhjetorit 1991 deri në mars të vitit 1998.

Ndryshe sonte do të mbahet edhe “Nata e Zjarreve” e cila është një traditë që përkujton luftën e familjes së Adem Jasharit për lirinë e Kosovës.

No description available.

Duke nisur nga ora 18:00 do të fillojë ndezja e flakadanëve në Prekaz dhe kështu do të përmbyllet dita e tretë e manifestimit gjithëpopullor për Epopenë e UÇK-së.

Përveç në Skenderaj, edhe në Prishtinë do të ndizen flakadanët e lirisë nga kryetari Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Nata e Zjarreve” do të mbahet edhe në Prishtinë.

Ky është viti i dytë që kryeqyteti e shënon Epopenë e UÇK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika