Në nderim të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, ushtarët e Kosovës formojnë portretin e komandantit legjendar Adem Jashari

Ushtarët e FSK-së në nderim të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kanë formuar portretin e komandantit legjendar Adem Jashari

Pmaje të postuara nga FSK-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ushtarët e FSK-së në nderim të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kanë formuar portretin e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, 784 Ushtarë të Kosovës, të rreshtuar në kazermën “ Adem Jashari” formuan portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari”, njofton FSK-ja.

“Epopeja e UÇK-së” është ngjarja me të cilën ne për tri ditë me radhë kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve nderohen të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët, të cilët luftuan gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika