Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare në Bërnjak janë vendosur disa pengesa – drunjë dhe gozhda.
Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat nga rruga, dhe me vendim të prokurorit rasti po vazhdon të hetohet.
“RREZIKIM I TRAFIKUT PUBLIK ME VEPRIME APO MJETE TË RREZIKSHME
Banje, Zubin Potok 25.03.2023, 20:07. Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjak janë vendosur disa pengesa (drunjë), si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.