“Ne nuk duam ta rijetojmë”: Drama e Jeffrey Dahmer në Netflix ngjall shqetësime

Netflix është duke transmetuar një serial, në të cilin bëhet fjalë për vrasësin serial famëkeq që kreu vrasjen, dhe copëtimin e 17-të burrave dhe djemve mes viteve 1978 dhe 1991. Ky serial synon të tregojë historinë e tmerrshme përmes përvojës së viktimave të tij, por ata që i kujtojnë thonë se përpjekja dështoi

Evan Peters në rolin e Jeffrey Dahmer në "Monster: The Jeffrey Dahmer Story" të Netflix.Kredia...





Eddie Smith, i cili është njohur me emrin “Sheikh” dhe Anthony Hughes, i cili ishte i shurdhër, të dy kanë qenë prej 17-të të rinjve të vrarë nga Jeffrey Dahmer, të copëtuar dhe të kanibalizuar në një zbavitje vrasjesh serike që synonte kryesisht komunitetin e homoseksualëve në qytetin Milwaukee të ShBA-së mes viteve 1978 dhe 1991.

Dahmer ishte një klient i shpeshtë në Club 219, i cili ishte një klub ku përformonin personat homoseksual.

Po ashtu, në këtë klub Dahamer merrte viktima, prej të cilëve ishte edhe Smith dhe Hughes. Ai u dënua me 15 herë radhazi me burgim të përjetshëm, por u vra në burg në vitin 1994.

Jeta e Dahmer-it ka qenë objekt i disa dokumentarëve dhe librave, por asnjëri nuk ka marrë vëmendjen apo kritikën e marrë si në serialin “Monster: The Jeffrey Dahmer Story” të Netflix, i cili dramatizon zbavitjen e vrasjeve në një seri me 10 pjesë të krijuar nga regjisori Ryan Murphy.

Pjesa e jashtme e ish-lokacionit të Club 219

Regjisori ka vendosur aktorin Evan Peters në rolin e Dahmer dhe Niecy Nash si një fqinj që u përpoq vazhdimisht të paralajmëronte policinë, dhe synon të eksplorojë përrallën e tmerrshme të Dahmer përmes historive të viktimave të tij.

Për shumë kritikë, kjo përpjekje dështoi menjëherë kur Netflix e etiketoi serialin nën vertikalin e tij LGBTQ kur u shfaq premierë muajin e kaluar. Etiketa u hoq pas kritikave të shumta në Twitter.

Eric Wynn ishte e vetmja kërcimtare në klubin 219 në Milwaukee. Ai performoi si Erica Stevens, duke kënduar Whitney Houston, Grace Jones dhe Tina Turner për fansat e adhuruar, duke fituar përfundimisht titullin Miss Gay Wisconsin në 1986 dhe 1987. Ai dhe familjet e viktimave vunë në dyshim nevojën për të dramatizuar dhe humanizuar një vrasës serial.

Eric Wynn duke performuar si Grace Jones  dhe një performancë në Club 219. Foto nga Projekti LGBTQ në Wisconsin.

“Nuk mund të ishte më e gabuar, në kohën më të padëshiruar, dhe është një rrëmbim mediatik. Mendova se ai ishte më i mirë se kaq”, ka thënë Wynn, duke shtuar se ai ishte “i zhgënjyer” në Murphy.

Murphy, i cili u bë i famshëm me shfaqjen komedike të shkollës së mesme “Glee”, ka eksploruar krimin e vërtetë më parë. Mini-seriali i tij “American Crime Story” trajtoi vrasjen e Gianni Versace, gjyqin e OJ Simpson dhe shkarkimin e Presidentit Bill Clinton.

Por, vëmendja kryesore e Murphy ishte nga “The Normal Heart”, bazuar në një shfaqje të shkruar nga aktivisti i AIDS-it, Larry Kramer, dhe “Pose”, rreth skenës së sallës së ballit të qytetit të New York të viteve 1980, te “Monster” që e ndaloi Wynn për të ndjekur gjurmët e tij.

Për “Pose”, Wynn ka thënë, “Isha aq i impresionuar, më në fund patëm një përfaqësim në të cilin ishim përfshirë.” Ai ka shtuar, “Ishte një homazh kaq i madh për të gjithë ne. Dhe më pas ai kthehet dhe e bën këtë, dikush që në fakt po sulmon komunitetin e homoseksualëve me ngjyrë.”

Evan Peters si Jeffrey Dahmer brenda klubit të riimagjinuar 219.

Në vend që të fokusohet te viktimat, Wynn ka thënë, “Monster” fokusohet te Dahmer. “Kategorizimi i serialit nga Netflix si LGBTQ film, dhe koha para Halloween nuk ndihmuan atë”, ka thënë Wynn.

Netflix nuk ka kthyer përgjigje ndaj kërkesës për koment, nga gazeta New Yrok Times.

Në një ese për Insider, Rita Isbell, vëllai i së cilës Errol Lindsey u vra nga Dahmer, e ka përshkuar duke parë portretizimin e deklaratës së viktimës së saj në gjyqin e Dahmer në serialin e Netflix dhe “duke e rijetuar nga e para”.

“Ka rikthyer të gjitha emocionet që po ndjeja atëherë”, ka shkruar ajo. “Nuk jam kontaktuar kurrë për shfaqjen. Më duket se Netflix duhet të kishte pyetur nëse na pengon, apo si ndiheshim për ta bërë atë. Nuk më pyetën asgjë. Ata thjesht e bënë atë”.

Eric Perry, i cili ka thënë se ishte një i afërm i Isbells, ka shkruar se seriali “po të ritraumatizonte vazhdimisht, dhe për çfarë?”.

Evan Peters në rolin e Jeffrey Dahmer në “Monster: The Jeffrey Dahmer Story” të Netflix.Kredia…

Scott Gunkel, 62 vjeçar, i cili punonte në Club 219 si banakier kur Dahmer ishte klient. Gunkel ndoqi dy episodet e para të “Monster”, por nuk mundi të vazhdonte. Ai ka thënë se ai dhe miqtë e tij “nuk duan ta ripërjetojnë atë”.

“Të parat me të vërtetë nuk kishin ndonjë kontekst të viktimave, unë u befasova,” ka thënë ai për episodet, duke shtuar se skenat e bareve nuk portretizonin me saktësi përzierjen racore të bareve të homoseksualëve të qytetit në atë kohë. Ishte kryesisht e bardhë, jo e zezë, siç e përshkruan shfaqja.

Gjithashtu, Gunkel ka kujtuar Hughes, njeriun e shurdhër, i cili ka thënë se do të hynte në lokal, dhe do të priste që ai të merrej me punë. Hughes ishte njëri nga viktimat që mori një episod të plotë kushtuar historisë së tij.

“Ai do të shkonte atje herët dhe do të pinte disa pije të gazuara dhe do të më shkruante shënime për të vazhduar bisedën,” ka kujtuar Gunkel. “Ai u zhduk dhe nuk e mendoja shumë në atë kohë.”

Tony Hughes frekuentonte Club 219. Rodney Burford në rolin e Hughes në “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”.

Kjo është pjesërisht sepse vitet e Dahmerit prekën gjithashtu edhe epideminë e SIDA-s. Ka referenca të paqarta për krizën në shfaqjen e Netflix, duke përfshirë hezitimin e policisë për të ndihmuar viktimat dhe një skenë banjoje në të cilën diskutohet përdorimi i prezervativit. Por, Gunkel ka thënë se zhdukja e klientëve nuk ishte e pazakontë.

“Ne e kishim këtë thënie në bare, nëse dikush nuk ishte më atje, ose ai kishte SIDA ose u martua,” ka kujtuar Gunkel.

Epidemia e AIDS-it e kombinuar me stilin kalimtar të jetesës së shumë burrave homoseksualë në klubin 219 në Milwaukee, dhe “homofobisë institucionale dhe racizmit që synon komunitetin” siguroi një mbulesë të përsosur për Dahmer, ka thënë Michail Takach, një kurator për Projektin e Historisë LGBTQ të Wisconsin. Takach ishte 18 vjeç kur Dahmer u arrestua.

Miqtë dhe familja përqafojnë Shirley Hughes, nëna e Tony Hughes, pas vendimit.

“Njerëzit gjithmonë kërkonin diçka të re dhe njerëzit gjithmonë zhdukeshin,” ka thënë Takach, tani 50 vjeç. “Kjo ishte ndryshe, sepse thjesht u bë gjithnjë e më keq.”

Posterët e personave të zhdukur u ngjitën “si një pemë në klubin 219 derisa arritën në tavan,” ka thënë ai.

Shfaqja i ka rikthyer ato kujtime, ka thënë Takach, dhe gjithashtu ka shfaqur njerëz që pretendonin se ishin të lidhur me vitet e Dahmer-it, të cilët nuk ishin të tillë.

Pjesa në Milwaukee ku ndodhej ndërtesa e apartamentit të Jeffrey Dahmer para se të shkatërrohej në 1992.

“Kjo është shfaqja e padukshme e ringjalljes së Dahmerit,” ka thënë ai, “kjo mitologji e tmerrshme, kjo nevojë e pashpjegueshme për t’iu bashkangjitur tmerrit të dikujt tjetër.”

Nathaniel Brennan, një profesor ndihmës i studimeve të kinemasë në Universitetin e New York-ut, i cili është duke dhënë një kurs mbi krimin e vërtetë këtë semestër, ka thënë se “nga natyra është një zhanër shfrytëzues”.

Edhe me qëllimet më të mira, ka thënë ai, “viktimat bëhen peng, lojë apo simbol”.

Sipas tij, krimi i vërtetë bashkëkohor shpesh bie viktimë e një tensioni të pazgjidhshëm.

“Nuk mund të tolerojmë ta harrojmë, por përfaqësimi i tij nuk do të jetë kurrë perfekt. Ky ekuilibër është bërë më i dukshëm në 25 vitet e fundit”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se kriminelët shpesh portretizohen me prejardhje tragjike, dhe sipas tij, “ekziston një ide se nëse shoqëria do të kishte bërë më shumë, ajo mund të ishte shmangur”.

Gusht 1982 fotografia e Jeffrey Dahmer. Foto: Getty Images

Pjesa më e madhe e “Monster” i kushtohet origjinës së Dahmer, duke përfshirë një sugjerim që një operacion hernie në moshën 4 vjeçare ose problemet e shëndetit mendor pas lindjes së nënës së tij mund të kenë ndikuar në zhvillimin e tij mendor.

Wynn, i cili tani jeton në San Francisko, ka thënë se nuk kishte në plan të shikonte serialin dhe ka thënë se Murphy i detyrohej një falje familjeve të viktimave dhe qytetit të Milwaukee.

Para se të shfaqej premierë, ai nuk kishte folur për vitet e Dahmerit për një kohë të gjatë. Por ai ende mendon për Hughes rregullisht kur praktikon gjuhën e tij të shenjave.

“E bëra këtë mëngjes,” ka thënë ai. “Unë ende e bëj atë që të mos harroj”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika