“Ne nuk harrojmë”, fillon protesta kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit

Tashmë ka filluar protesta kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për të kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. Ky vendim është marrë më 23 shkurt të këtij viti, ndërsa protesta po mbahet para Apelit

Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot është duke u mbajtur protesta nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pasi Gjykata e Apelit ka kthyer çështjen e Dardan Krivaqës në zero.

“Ne nuk harrojmë”, është parulla e parë që shihet në këtë protestë, e cila po mbahet para Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit, me vendimin e publikuar më datën 23 shkurt 2024, ka kthyer çështjen në zero, duke e rrëzuar aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajt, me të cilin, Dardan Krivaça ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, kurse për ndihmë në kryerjen e vrasjes, Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim.

Më datën 22.08.2021, trupi i pajetë i 18-vjeçares Marigona Osmani ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt nga dy persona, të cilët më pas ishin larguar shpejt nga aty.

Dy ditë pas ngjarjes, policia kishte arritur ta arrestonte të dyshuarin kryesor – Dardan Krivaqën. Sipas Prokurorisë, pos Krivaqës, në vrasjen e 18-vjeçares kishte kontribuuar edhe Arbër Sejdiu.

Krivaqa e Sejdiu u akuzuan për vrasjen e Marigona Osmanit, e për këto akuza u gjykuan nga Gjykata e Ferizajt.

Krivaqa ishte akuzuar edhe për dhunim, kurse Sejdiu për ndihmë në kryerjen e dhunimit, por që nga këto akuza u liruan që të dy.

Drejtësisë iu deshën gati dy vjet nga vrasja e Marigona Osmanit që rastit t’i japë epilog në shkallë të parë.

Sipas konstatimit të Prokurorisë, në korridor të banesës së të pandehurit ka pasur të vendosur një kamerë sigurie, e cila regjistronte 24 orë e që ka xhiruar edhe momente të ngjarjes.

Në aktakuzë theksohet se prokuroria e ka konsideruar videon të besueshme dhe ngjarja është regjistruar prej datës 19.08.2021.

Prokuroria e Ferizajt pretendon në aktakuzë se dy të pandehurit e kanë goditur viktimën me shkop.

“Me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën i pandehuri i parë ishte në bashkësi jashtë martesore, në atë mënyrë që në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrizit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”, thuhet në aktakuzë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika