Në Pejë dhe Istog situatë më e rënduar nga vërshimet e shiut (VIDEO)

Zona e Dukagjinit është vërshuar nga reshjet e mëdha të shiut nga orët e vona të mëngjesit të së dielës. Në qytetin e Pejës dhe Istogut situata aktualisht raportohet nga banorët se është shumë më e rëndë ku tashmë sasia e ujit ka përfshirë shumë lagje

Pamje nga vërshimet në qytetin e Istogut dhe Pejës





Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e shtunë, në Zonën e Dukagjinit raportohet se gjatë ditës së diel janë shkaktuar përmbytje në disa qytete, ku edhe situata është përkeqësuar më shumë.

Në qytetin e Pejës dhe atë të Istogut situata duket të jetë pak më e rënduar siç shihet edhe në fotot dhe videot që shfaqin këto vërshime.

Në dy qytetet situata aktualisht raportohet edhe nga banorët se është shumë më e rëndë ku tashmë sasia e ujit ka përfshirë shumë lagje.

Po ashtu, nga videot shihet se është rrit niveli i ujit në në Lumbardh është rritur shumë dhe i njëjti rrezikon të dal nga shtrati.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën kishte dhënë “alarmin” për vërshime të mundshme në disa pjesë të Kosovës, si pasojë reshjeve që kanë filluar që nga dita e djeshme e po vazhdojnë edhe sot.

Sipas IHMK-së zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin në qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë e Rahovec.

Po ashtu, raportohet se qyteti i Pejës është në rrezik nga vërshimet si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në Lumbardh. Në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe pamje tjera ku uji ka mbuluar disa sipërfaqe.

Pamje nga rrjetet sociale në Pejë

Situatë e rrezikshme nga vërshimet raportohet edhe në zonën e Grykës së Rugovës, ku është rritur niveli i ujit afër tunelit në Rugovë.

Ndërsa, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” , ka njoftuar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00.

Sipas tyre, kjo situatë do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.

Po ashtu, sipas tyre se kjo situatë e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj,  e në të njëjtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit.

Ndërkaq, kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ka ndërprerë furnizimin e rregullt më ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit.

Sipas kompanisë, është ndërprerë prodhimi i ujit në impiantin e Shipolit dhe Balincit.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika