Të hënën e tetë gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Dheun e Bardhë dhe Merdarë.
Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë nga 20-30 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 200 metra.
Ndërkaq, në pikën kufitare Merdarë, pritjet janë nga 20-30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 150 metra.
Sa i përket pikave të tjera kufitare, pritjet nuk janë të gjata dhe nuk raportohet të ketë kolonë të gjatë të automjeteve.
