Protesta që është paralajmëruar të mbahej në sheshin “Zahir Pajaziti”, është duke u mbajtur para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Në këtë protestë qytetarët janë duke protestuar kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kjo protestë ka filluar që nga ora 12:00.
Të hënën e 30 janarit, Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë, ka prezantuar propozimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Radio Televizioni Dukagjini e kishte siguruar më parë draftin e Asociacionit, i cili është hartuar si propozim nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert Shtiftung”.
Presioni i shtuar dukshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ka rezultuar me hartimin e një drafti të statutit si propozim për këtë mekanizëm.