Në Prishtinë u mbajt aktiviteti “Dokumentimi i Botës në Ndryshim” në kuadër të kampanjës “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër”

Të mërkurën në mbrëmje, në qendër të kryeqytetit u mblodhën një numër i madh i ekspertëve të mjedisit, dashamir të natyrës e aktivistë që avokojnë për një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Përgjatë tre ditëve, qytetarë të shumtë patën mundësi që të njoftohen më nga afër për ndikimin që shkaktojnë ndryshimet klimatike, ngritjen e vetëdijes për të vepruar koletivisht si dhe të shohin dokumentarët e njohur ndërkombëtarisht “I am Greta”, “Taste the waste” dhe “Honeyland”, ku tregohen sfidat dhe që ofrohen zgjidhjet për të ndërtuar dhe për ta ruajtur planetin.

Në natën e parë të kësaj ngjarje, Atasheu për Klimën në Ambasadën e Gjermanisë, Sebastian Leuschner, foli për ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi natyrën, ekonominë dhe shoqërinë tone derisa theksoi nevojën për të vepruar dhe për ta parandaluar këtë.

“Qeveria gjermane ka mbështetur aktivisht institucionet e Kosovës në sektorin e mjedisit dhe energjisë për më shumë se dy dekada tani. Me këto partneritete, ne kemi çuar bashkëpunimin tone në këtë fushë në një nivel të ri”, tha Atasheu Leuschner.

Edhe ekspertja e GIZ për çështje mjedisore dhe klimë, Marianne Alker bëri thirrje për një të ardhme më të gjelbër.

“Për një komb të ri dhe ambicioz si Kosova, këto sfida klimatike ndihen veçanërisht urgjente. Kosova është një vend që përpiqet të rritet në mënyrë të qëndrueshme, kustabiliteti nën një klimë në ndryshim formon shtyllën kurrizore të një të ardhme jetëqëndrueshme”, theksoi Alker.

Ndërsa, nga Baku i Azrebajxhanit permes një video-mesazhi nga konferenca më e madhe në botë për ndryshimet klimatike COP29, ku po merr pjesë me mbështetjen e Qeverisë Gjermane., Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ndau përspektivën e tij mbi rolin e Kosovës në veprimet ndërkombëtare për klimën.

Nata e parë e aktivitetit “Klima në Fokus: Dokumentimi i Botës në Ndryshim”, u përmbyll me dokumentarin “I am Greta”, një film i cili tregon rrugëtimin e nxënëses Greta Thunberg nga një aktiviste e re deri te një zë global për veprimin për klimën.

Në natën e dytë,  më 14 nëntor u shfaq filmi “Taste the Ëaste”, i cili tërhoqi vëmendjen e qindra qytetarëve të cilët u mblodhën për të shikuar se si në vit hidhen në plehra tonelata me ushqim derisa një numër i madh i njërëzve vuajnë nga uria.

Kurse nata e fundit u përmbyll me shfaqjen e dokumentarit “Honeyland” të bletërritëses së egër të fundit në Maqedoni të Veriut, ku dashamirët e filmave paten mundësinë të ndjekin nga afër vështirësitë e gruas e cila lufton për të mbrojtur biodiversitetin dhe për të ruajtur harmoninë me natyrën.

Me shfaqjen e dokumentarit të fundit, u përmbyll edhe aktiviteti “Klima në Fokus: Dokumentimi i Botës në Ndryshim” i cili u zhvillua në kuadër të kampanjës “MendoGjelbër. VeproGjelbër”, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ në bashkëpunim me Kino Armata, Dokufest dhe Goethe Institut.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika