Në pritje të drejtësisë, rrëfime e dhimbje për masakrën e Rezallës

Sot janë bërë 25-vjet nga Masakra e Rezallës së Skenderajt, ku ushtria serbe ekzekutoi 98 banorë të fshatit Rezallë dhe fshatrave përreth. Banorë e familjarë të viktimave kanë rrëfyer për televizionin përjetimet nga 5 prilli i vitit ’99 dhe pritjen për trupat e familjarëve ndër vite

Eshtrat e babait i janë varrosur dy vite më parë ndonëse e dinte qysh nga viti 1999 se ka vdekur.

Këtë lajm, Shaban Deliut ia kishte treguar një i mbijetuar nga Masakra e Rezallës në të cilën ishin ekzekutuar 98 banorë.

Në mesin e trupave të gjetur, Deliu babanë e kishte identifikuar përmes një elementi që e dinin vetëm familja e ngushtë.

“Ky u kanë i aksidentum, e ka pas një shipkë të hekrit në këtë pjesën kockore për me vërtetu që janë eshtrat e babës, neve na ka interesu ajo pjesë. Kur i kemi pa eshtrat në IML, ajo pjesë ka qenë mesin e shumë eshtrave të tjera të gjetura. Tash shpirti jem është shumë më i qetë”, ka thënë Deliu.

Por njësoj nuk ndihet Havë Deliu e cila babanë e ka ende të zhdukur.

“Më mungon shumë, më mungojnë eshtrat që dua të pushojnë në varrin e tij që të jem më e qetë. Unë jam në shtëpi ose tu ba diçka edhe them se sa vite kaluan e mu më mungon babai im, ku i ka eshtrat”, ka thënë Havë Deliu.

Havë Deliu ka të vrarë edhe djalin e vëllait, xhaxhain e shumë bashkëmoshatar.

Ndër familjet më të përmendura në pllakat përkujtimore është edhe familja Ahmetaj.

Pasardhësi i tyre, Behar Ahmetaj ka mbi 13 vjet që është pjesë e ushtrisë së Kosovës. Vendimin thotë se e morri nga ndodhitë e fshatit.

“Axha u vra në mallet e fshatit, 20 vjeç. Ndërsa gjyshine  kemi gjet mas lufte në një bunar këtu në fshat. Njëra prej arsyeve kryesore është kjo për të cilën jemi sot këtu për të rënët, unë kam vendos me i shërby vendit duke qenë ushtar i Kosovës”, ka thënë Ahmetaj.

Një pjesë e trupave të të zhdukurve u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.

Nga kjo masakër, vetëm tre persona kanë shpëtuar të gjallë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika