Në pritje të hapjes së shkollës në Obrançë të Podujevës, prindërit kërkojnë transport për fëmijët

Prindërit e nxënësve në shkollën “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës kanë kërkuar sigurimin e transportit për fëmijët e tyre të cilët u transferuan në paralelen e shkollës në fshatin Peran si shkak i renovimeve. Ndonëse ata thonë se për këtë hall iu ishte premtuar zgjidhje, nga komuna thonë se kërkesa e tyre nuk përmbush kriteret e një udhëzimi administrativ

Kushtet e papërshtatshme për një proces të duhur mësimor kishin qenë arsyeja që kishte nisur një renovim rrënjësor në paralelen e shkollës “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës.

Por, punimet zgjatën thuajse dy vite, e në ndërkohë nxënësit janë transferuar në paralelen tjetër të kësaj shkolle në fshatin Peran.

Gjersa transporti veçse ishte problem për prindërit, ata thonë se me bartjen e nxënësve kjo çështje është vështirësuar edhe më shumë.

Për çdo ditë na bie të humbasin kohë, e ka larg 4 kilometra e kusur në një drejtim. Çdo ditë na duhet ta dërgojmë ose unë ose e shoqja. Është telash se ka qen shumë, po friksohen. Shkolla është e ndërtune qe dy vjet po nuk u lëshu. Kemi ba kërkesë, na premtuan se do bëhet transporti po nuk u bë,” tha prindi i një nxënësi në shkollën “Ali Hadri”, Zeqir Kastrati.

Edhe të tjerë, të domosdoshëm e konsiderojnë sigurimin e transportit.

“Kemi bërë kërkesë e ankesa po zgjidhje nuk na u ka bo. Kishim dasht të na bëhet zgjidhje edhe zona të jetë më e sigurt, këtu ku po parkojmë është zonë private, po u bëjmë edhe atyne problem. Diku 2 kilometra e gjysm larg,” tha një prind tjetër.

“Ndërrimi i shkollës na ka bo problem shkaku i transportit, kishim dasht me u hap aj,” shtoi një prind tjetër.

Ankesa kanë edhe fëmijët.

“1 vit e disa se kanë prek hiq, na kanë vendos atje. Tash u kry po s’pe hapin. Kam bashkëmoshtarë që iu bjen më larg, rreth një orë diku në këmbë,” u shpreh nxënësi i shkollës “Ali Hadri”.

Gjersa shkolla pritet të hapet me fillimin e vitit të ri shkollor, nga komuna thonë se bartja në shkollën e re nuk paraqet problem në transport.

Ndërsa, drejtori i arsimit në Podujevë, Avni Zahiti ka thënë se “Nga shtatori ajo shkollë do jetë në funksion. Për sa i përket transportit, udhëzimi administrative thotë se 4 km duhet të jetë distanca nga shkolla më e largët për ta mundësuar transportin Komuna e Podujevës. Kështu që komuna nuk mund të dalë nga udhëzimi administrativ sepse nxënësi më i largët, ka qenë 800 metra nga fshati Peran ku i kemi bart ata nxënës.”

Drejtori i shkollës në fshatin Peran ka treguar për televizionin se numri i nxënësve të transferuar është afër 200.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika