Në pritje të takimit trepalësh në Ohër

Takimi trepalësh në Ohër ende nuk ka filluar ndonëse ka mbi një orë që takimet dypalëshe kanë përfunduar

Ohrid

Edhe pse takimet dypalëshe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me zyrtarët evropianë ka kohë që kanë përfunduar, takimi i përbashkët i tyre nuk ka nisur ende.

Por sipas ekipit të RTV Dukagjini që ndodhet duke raportuar në Ohër takimi trepalësh ende nuk ka filluar.

Lexo edhe: Përfundojnë takimet dypalëshe në Ohër

Zëdhënësi i  BE-së, Stano, në një konferencë për media nga Ohri ka thënë se takimi mund të zgjasë deri pasdite apo në mbrëmje.

Ai nuk ka pranuar të deklarojë se a ka filluar takimi trepalësh dhe nuk ka pranuar të diskutojë për përmbajtjen e takimeve dypalëshe.

“Nuk mund të deklaroj asgjë për takimet pasi përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, në fund të ditës do të deklarohet por pa pyetje të gazetarëve. Nuk e di kohën dhe nuk e di se sa do të zgjasë takimi, dialogu në takime nuk dihet se sa mund të zgjasë – deri në mbrëmje ose dikur vonë pasdite. Nuk do të them asgjë për përmbajtjen dhe njësoj veprojmë edhe në Bruksel. Nuk diskutojmë për atë që është duke u diskutuar në takim”, ka thënë Stano.

Stano jep detajet teknike: Pas takimit, Borrell do të deklarohet por pa pyetje nga gazetarët

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika