Në Prizren goditet për vdekje nga kamioni një 63 vjeçar

Një person ka ndërruar jetë në Komunën e Prizrenit, pasi u godit nga një Kamion

Ilustrim





Një person nga Komuna e Prizrenit, e ka humbur jetën pasi u godit nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Ky rast ka ndodhur në Komunën e Prizrenit, derisa  rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi, bëri të ditur se viktima ka qenë i moshës 63 vjeçare, dhe vdekjen e kanë konstatuar ekipet e emergjencës.

Ai shtoi se të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin

“Në ora 16 një kamion e ka goditur një person i cili ishte në biçikletë. Nga mjeku është konstatuar vdekja, të gjitha njësitet relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po ashtu, prokurori i shtetit, ata janë duke u marrë me rastin dhe janë ende në vend të ngjarjes. Në emergjencë e kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Bytyqi.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika