Në Prizren ndizen qirinjë për policin e rënë në krye të detyrës

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë komunalë dhe qytetarë, kanë shprehur solidaritetin e tyre, në lidhje me humbjen e jetës së policit, Afrim Bunjaku në një sulm të dhunshëm në Banjskë të Zveqanit që ndodhi dje në orët e hershme të mëngjesit

Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë komunalë e qytetarë, në Stacionin Policor Alfa në Prizren, shprehën sonte solidaritetin me familjen dhe kolegët e rreshterit të ndjerë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën dje në incidentin e dhunshëm në Banjskë të Zveqanit.

“Në një kohë kur Kosova po përjeton sfida të ndryshme, është e rëndësishme të jemi të bashkuar në ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe të drejtë. Kjo ngjarje e trishtë na bën të reflektojmë mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të të gjitha institucioneve për të siguruar që sundimi i ligjit të zbatohet në gjithë territorin e Kosovës. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve të policit të ndjerë me shpresën që drejtësia të vihet në vend sa më shpejtë. Lavdi!”, ka thënë Totaj në njoftimin e komunës.

Ndryshe, edhe mbrëmë janë bërë homazhe nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ambasadori amerikan e policë të shumtë, para Stacionit Policor Qendër në Prishtinë, të cilët kanë bërë ndezjen e qirinjve për policin e rënë të dielën në krye të detyrës, Afrim Bunjaku në veri.

N

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika