Në Prokurorinë e Mitrovicës mbahet takim për forcimin e mbrojtjes ndaj dhunës në familje

Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës këtë të martë u mbajt një takim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbrojtjen e viktimave.

Takimi u organizua me iniciativë të koordinatores për rastet e dhunës në familje në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, dhe koordinatorit të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Burhan Maxhuni.

Të pranishëm ishin edhe U.D. kryeprokurori i Mitrovicës, Njazi Rexha, prokurorja Ajtene Zoni dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve përkatëse.

Diskutimet u përqendruan në sfidat aktuale të hetimit dhe ndjekjes penale të rasteve të dhunës në familje, si dhe në masat për përmirësimin e mbështetjes për viktimat.

Laura Pula ka theksuar nevojën e një koordinimi të fortë mes institucioneve për të garantuar trajtim të shpejtë dhe efikas të këtyre rasteve, ndërsa Burhan Maxhuni ka potencuar rëndësinë e ndihmës psiko-sociale dhe ligjore për viktimat.

Nga ana e tij, kryeprokurori i Mitrovicës, Njazi Rexha, ka konfirmuar angazhimin për trajtim me prioritet të këtyre rasteve dhe për një bashkëpunim më të ngushtë me policinë dhe institucionet mbështetëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrësit u pajtuan për hapa konkretë në forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe ndëshkimit të dhunës në familje.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika