Në Qendrën e Votimit në Lagjen e Boshnjakëve, mediat nuk lejohen brenda për vëzhgim sipas doracakut të KQZ-së

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Anduena Bajqinofci, e cila po raporton nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, ka thënë se mediat nuk po lejohen të marrin pamje nga hapësirat e brendshme të qendrës së vendvotimit

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Anduena Bajqinofci, e cila është duke raportuar nga Mitrovica e Veriut, ka thënë se mediat nuk janë duke u lejuar për ta kryer punën e tyre.

Ajo ka thënë se nuk janë duke u lejuar që të marrin pamje brenda vendvotimeve, madje ajo ka thënë se pamje nuk po lejohen të merren as nga jashtë, pasi personat përgjegjës për këtë pikë janë përplasur me mediat.

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Lokale në veri të Kosovës po zhvillohen sot më 23 prill, pasi kryetarët e komunave në Zveçan, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok kishin dhënë dorëheqje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika