Një person ka mbetur i vrarë pas një mosmarrëveshje në fshatin Baks të Skenderajt, derisa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Gjendja shëndetësore, e dy personave që janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK është jashtë rrezikut për jetën.
Mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Dafina Basholli, ka thënë për Dukagjinin se gjendja e të plagosurve është stabile.
Sipas saj, njëri nga të plagosurit ka plagë në këmbë ndërsa tjetri në pjesën abdominale.
Njësitë e Policisë së Kosovës, aktualisht po qëndrojnë në QKUK, ku janë duke u trajtuar dy të plagosurit.
Ndërsa, ngjarja e së shtunës për Dukagjinin është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
“Pas një mosmarrëveshjeje të shtunën, në fshatin Bask tre persona janë plagosur me armë zjarri. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë”, tha Pllana.
Pllana shtoi se dy të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim, dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, sipas saj ende nuk dihen motivet e mosmarrëveshjes që shkaktuan vrasjen e një personi dhe plagosjën e dy të tjerëve.
Po ashtu, ngjarja është raportuar në Polici rreth orës 19:04.