“Në rrezik na respektojnë, kur kalon harrohemi”- Zjarrfikësit flasin për sfidat e përditshme në punë

Në kohën kur pothuajse të gjithë festojnë apo pushojnë nga puna, janë zjarrfikësit ata që janë në krye të detyrës në rast se kërkohet intervenim. Për punën, kushtet e sfidat e tyre, në “Five” të RTV Dukagjinit, kanë folur dy zjarrfikësit me mbi 20 e 30 vjet përvojë punë, Bajram Rexhepi e Behar Shala.

Rexhepi thotë se janë të shpeshta rastet ku intervenimi i tyre shpëton gjënë më të çmueshme te njeriu, jetën. Ai thotë se është shumë krenar me punën që bën, por kushtet e punës nuk janë edhe aq të mira.

“Kur vijmë në situata të rrezikshme, të gjithë na respektojnë, kur kalon rreziku harrohemi”, ishte përgjigjja e tij kur moderatori e pyeti se sa vlerësohet profesioni i tyre.

Ai u shpreh se ka disa përmirësime në kushtet e tyre të punës, por që, sipas tij, ende janë të pamjaftueshme.

“Kohëve të fundit ka fillu diçka me u përmirësu, po paguhen disa orë shtesë. Fatkeqësisht, rrezikshmëria nuk paguhet. Shpresoj do të rregullohen.”, tha ai.

“Për momentin mungon personeli, është i vogël, 75 zjarrfikës janë në tri stacione. Në Kodër të Trimave, Lapnasellë. Ka udhëheqës, nuk janë të gjithë që kyçen drejt në zjarr. Rreth 40 zjarrfikës e kanë lënë punën. Nuk janë zëvendësu me punëtorë të rinj. Dëgjojmë fjalë se do zgjidhet ky problem, shpresojmë të zgjidhet. Mosha mestarë është 48 vjeç”, vijoi ai.

“Një zjarrfikës aktualisht e bën punën e katër personave”

Edhe zjarrfikësi tjetër, Behar Shala, thotë se ka pasur progres në disa aspekte, por që njëlloj si kolegu i tij vlerëson se duhet të bëhet më shumë. Ai e theksoi numrin e vogël të personelit dhe moshën e shtyrë të zjarrfikësve aktualë.

“Ka pasur progres, por duhet të bëhet më shumë. Na duhet personel, çdo herë të ardhunat individuale janë të mirëseardhura, por e ka bërë të veten mosha, moshapja e konkurseve. Një zjarrfikës duhet me kry punën në këtë zhvillim të kryeqytetit, Prishtina i mbulon katër qytete, Fushë-Kosovën, Graçanicën e Obiliqin. Një zjarrfikës punon sa për katër të tjerë…”, tha ai.

Një problem tjetër, sipas Shalës, qëndron te vjetërsia e mjeteve të punës. Ai ka kërkuar që të blihen pajisje të reja, në mënyrë që puna të jetë sa më efikase.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika