“Në rrezik siguria kombëtare”, Çitaku: Në botë dihen rezervat e arit, e lëre më të grurit dhe vajit

"Sekret është vetëm vendodhja e tyre, jo sasia dhe jo ku blihen ato. Për më tepër që ato audio-përgjimet që duken në sipërfaqe nuk kishte asnjë lloj sekreti për rezervat shtetërore, flisnin edhe shoferët e Ministrisë"

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

“…thashethemet e përdorura në audio-incizimet e transmetuara janë tendencioze dhe të pavërteta, duke aluduar për keqpërdorim të Rezervës Shtetërore dhe duke i shërbyer një kauze politike me qëllim të dëmtimit të procesit më të ndjeshëm për mbrojtje dhe siguri shtetërore…”

Ishte reagimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në lidhje me përgjimet e publikuara në gazetën “Nacionale” gjatë kësaj jave rreth furnizimin me mallra rezervë (në këtë rast vaj dhe grurë) shtetërore .

Kështu, në emisionin “FIVE” në RVT Dukagjini nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur MINT-it, duke thënë se ky reagim i tyre është “absolutisht qesharak” pasi “në botë dihet rezervat e arit, e lerë më të grurit dhe vajit”.

“Sekret është vetëm vendodhja e tyre, jo sasia dhe jo ku blihen ato. Për më tepër që ato audio-përgjimet që duken në sipërfaqe nuk kishte asnjë lloj sekreti për rezervat shtetërore, flisnin edhe shoferët e Ministrisë. Situata është jashtëzakonisht serioze, përtej skandale të njëpasnjëshme. Qytetari i Kosovë po vazhdon të varfërohet”, ka thënë Çitaku.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika