Në rrugën Prishtinë – Podujevë gjenden tri bomba që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore

"Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi ‘Bondsteel’ i ushtrisë amerikane, kanë arritur që t’i largojnë  tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore", thuhet në njoftimin e FSK-së

Tri bomba të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë gjetur sot në fshatin Shakovicë të Podujevës, gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë.

Këtë e kanë bërë të ditur Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një njoftimi.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se “në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi ‘Bondsteel’ i ushtrisë amerikane, kanë arritur që t’i largojnë  tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Tutje thuhet se bombat janë gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika