Në seancë private fillon dëshminë dëshmitari i 48-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar përmes video-lidhjes dhe është duke u marrë në pyetje nga përfaqësuesja e ZPS-së, nga prokurorja Sarah Clanton në seancë private për publikun

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 48-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01140 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Dëshmitari W01140 ishte banor i Prizrenit. Në qershor të 1999 u rrëmbye edhe u rrah nga anëtarët e UÇK-së. U rrah shumë dhe u kërcënua me vdekje. Gjatë kësaj kohe pa edhe persona tjerë të ndaluar të lënduar. U lirua nga një anëtar i UÇK-së, të cilin e njihte më parë. Edhe sot vazhdon të vuajë nga dëmtimet që ka pësuar gjatë asaj kohe”, tha prokurorja Clanton gjatë leximit të përmbledhjes për këtë dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar përmes videolidhjes dhe është duke u marrë në pyetje nga përfaqësuesja e ZPS-së, nga prokurorja Sarah Clanton, në seancë private për publikun.

Sipas trupit gjykues, në parashtrimet e veta përfaqësuesit e ZPS-së kanë paraparë rreth një orë për ta marrë në pyetje këtë dëshmitar. Ndërsa, mbrojtja e viktimave ka paraparë 15 minuta dhe ajo e të akuzuarve rreth tri orë.

Që ky dëshmitar të dëshmojë përmes videolidhjes, pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve. Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, tha se ky dëshmitar ka qenë i pranishëm në ambientet e DhSK-së dhe ka pasur mundësi të udhëtojë drejt Hagës.

Ndërsa, gjyqtari Charles Smith III ia ktheu duke i thënë se i dinë trupi gjykues arsyet.

“E dimë ne arsyet. Jemi ne në dijeni të arsyeve dhe nga pikëpamja jonë kjo nuk e cenon procesin gjyqësor”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Pas kësaj, Mishetiq kërkoi që të mos bëhet kjo precedent që të mos informohen paraprakisht, pasi sipas tij, ata nuk mund të pranojnë diçka për të cilën nuk janë informuar. Të njëjtin qëndrim ishin edhe mbrojtja e Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Ndryshe, në fillim të seancës është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Veselit që kundërpyetjet e trupit gjykues të mos përllogaritën në kohën për kundërpyetje të mbrojtjes.

“Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Veselit që trupi gjykues t’i kërkojë përfaqësuesit të Zyrës Administrative qëkur të përllogarisë kundërpyetjet e mbrojtjes të mos pëfshijë këtu edhe kundërpyetjet e trupit gjykues. E njëjta vlen edhe për ZPS-në”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith III.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqi përmes videolidhjes, pasi sipas Smith III, ata kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për të qenë të pranishëm fizikisht.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika