Në seancë private, mbaron dëshminë dëshmitari i nëntë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Dëshmia e tij u dëgjua në sesion privat për publikun

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka mbaruar dëshminë dëshmitari i nëntë i mbrojtjes me kodin W4280, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Dëshmia e tij u dëgjua në sesion privat për publikun.

Ky dëshmitar gjatë ditës së sotme u mor në pyetje nga përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, dëshmitarin e mori në pyetje edhe avokati i Shalës, Mohammed Hedi Aouini.

Kurse, mbrojtja e viktimave dhe trupi gjykues nuk patën pyetje për këtë dëshmitar.

Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte, si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika