Në seancë të mbyllur, vazhdon dëshminë dëshmitari i 54-t në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Hagë është duke vazhduar dëshminë dëshmitari i 54-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Dëshmitari mban kodin W4739 dhe seanca është e mbyllur për publikun. Para fillimit të seancës, trupi gjykues ka pranuar në prova materiale disa deklarata të dëshmitarëve përmes audioincizimeve, duke i konsideruar të pranueshme

Në Dhomat e Specializuar të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i 54-t i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar mban kodin W4739 në këtë rast gjyqësor, ndërsa dëshmia e tij është duke u dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Sipas kryetarit të trupit gjykues, arsyeja e mbylljes së seancës ndërlidhet me mbrojtjen e dëshmitarit.

Ndryshe, përpara fillimit të seancës, trupi gjykues pranoi në prova materiale disa deklarata të dëshmitarëve përmes audioincizimeve.

Sipas tij, pasi është konstatuar se deklaratat janë të pranueshme, ata i kanë pranuar në prova materiale dhe kanë kërkuar nga Zyra Administrative që t’u caktojë audioincizimeve numrin përkatës.

Po ashtu, Zyra Administrative u urdhërua që t’i riklasifikojë disa prova materiale, nga konfidenciale në publike.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, ndryshe nga herët e tjera, këtë herë në seancë gjyqësore janë të pranishëm fizikisht të gjithë të akuzuarit, raporton Betimi për Drejtësi.

Dëshmia e dëshmitarit të 54-t filloi me 2 prill për të vazhduar me 3 dhe sot me 22 prill.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika