Në Shqipëri gjatë 24 orëve raportohen 14 vatra zjarri

Robert Hysenllari, Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 14 vatra zjarri

Ilustrim

Robert Hysenllari, Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), në një deklarate për media ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri.

Hysenllari ka thënë se janë angazhuar forca operacionale në terren duke përfshirë policinë e shtetit, forcat vullnetare, forcat zjarrfikëse, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura e të tjerë.

Angazhimi i këtyre forcave bëri të mundur izolimin e plotë dhe shuarjen e disa vatrave të zjarrit.

“Është bërë i mundur izolimi i plotë i zjarrit në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, në fshatin Burbullush në bashkinë Vau-Dejës, në fshatin Mashë, në fshatin Radë dhe në mbikalimin e Fllakës, Durrës, në Tragjas të Vlorës, në Vergo të Delvinës, në fshatin Plashnik i Madh dhe Terpan të Poliçanit, Bogovë të Skraparit, Kodër Krastë të Elbasanit dhe fshatin Kukur të Gramshit”, njofton Hysenllari.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm përgjatë fundjavës, ku sipas Institutit të Gjeoshkencës parashikohen ditë të nxehta në të gjithë vendin dhe risku nga zjarret është i lartë”, tha ai.

Hysenllari u ka rikujtuar qytetarëve që të mos hedhin bishta të cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri. Po ashtu, ai u ka bërë thirrje të mos ndezin zjarre në pyje, po edhe nëse ndezin zjarr në kamping, nuk duhet larguar pa u siguruar që është fikur tërësisht.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika