Në shtatë ditët e para të gushtit Shqipëria ka pritur afërsisht gjysmë milioni vizitorë të huaj

Sipas statistikave të publikuara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, turizmi në Shqipëri është rritur dukshëm në krahasim me vitin e kaluar

Statistikat

Të enjten e 11 gushtit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë statistika se sa vizitorë ka pasur në Shqipëri vetëm në shtatë ditët e para të muajit gusht të vitit 2022.

“Ja si janë rritur vizitorët e huaj të Shqipërisë turistike në muajt qershor e korrik, si edhe në 7 ditët e para të gushtit. Nuk llogariten këtu shtetasit e Kosovës, të cilët prej 1 qershorit hyjnë lirisht pa ndaluar në kufij”, ka shkruar Rama në në rrjetin social Facebook.

Në vitin 2022 në muajin gusht, nga data 1 deri te data 7, në Shqipëri kishin ardhur 482 mijë 818 vizitorë, që në krahasim me vitin 2021 është rritur me 17.5 për qind. Në vitin 2021 numri i turistëve ka qenë 411 mijë 020, vizitorë për të njëjtën periudhë kohore 7-ditore.

Ndërsa, në muajin korrik të vitit 2022 kishin qenë në 1 milion e 403 mijë e 333 vizitorë, një krahasim me të njëjtë periudhë kohorë të vitit 2021 kur kishin qenë 1 milion e158 mijë e 962 vizitorë, që i bie se në 2022 është rritur numri për 21.9 për qind më shumë.

Muaji rekord për ardhjen e turistëve ka qenë qershori i vitit 2022 ku kishin qenë 867 mijë e 56 vizitorë, në krahasim me 2021 është rritur me 45 për qind më shumë, pasi në qershor të 2021 numri i vizitorëve të huaj ka qenë 604 mijë e 381.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika