Në Skenderaj identifikohen disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se policia në Skenderaj ka identifikuar tetë raste që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit

Ilustrim

Gjatë kësaj të hëne, Policia në Skenderaj ka identifikuar disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit.

“Në saje veprimeve operative, me qellim të parandalimit të dukurisë së lëmoshë-kërkimit zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit”, njofton Policia e Kosovës.

Foto të postuara në llogarinë e Policisë së Kosovës

Në njoftimin e policisë thuhet se zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime konkrete, ku janë identifikuar tetë raste me disa persona shtetas të Kosovës dhe shtetas të huaj, të moshave të ndryshme duke ushtruar veprimtari të lëmoshë- kërkimit.

“Ndaj personave që janë hasë duke kërkuar lëmoshë janë ndërmarrë veprime duke iu shqiptuar fletëparaqitje sipas dispozitave të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike. Ndërsa me personat shtetas të huaj me procedura të mëtejme ka vazhduar sektori për migracion në kuadër të Policisë Kufitare”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika