Në Tokio, Biden thotë se do të ishte i gatshëm të përdorte forcën për të mbrojtur Tajvanin

Biden ka thënë se do t'i ndihmojë Tajvanit në rast se ky i fundit rrezikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se do të ishte i gatshëm të përdorte forcën për të mbrojtur Tajvanin, duke mbledhur mbështetje në udhëtimin e tij të parë në Azi që nga marrja e detyrës për kundërshtimin e SHBA-së ndaj vendosmërisë në rritje të Kinës në të gjithë rajonin.

Komentet e Bidenit dukej se ishin një largim nga politika ekzistuese e SHBA-së për të ashtuquajturën “paqartësi strategjike” në pozicionin e saj në ishullin e vetëqeverisur, që Kina e konsideron territorin e saj dhe thotë se është çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara.

I pyetur nga një gazetar në Tokio nëse Shtetet e Bashkuara do të mbronin Tajvanin nëse do të sulmohej nga Kina, presidenti u përgjigj: “Po”.

“Ky është angazhimi që kemi marrë… Ne kemi nënshkruar atë dhe të gjitha marrëveshjet e synuara të bëra prej andej. Por ideja që, që ajo mund të merret me forcë, është marrë vetëm nga forca, thjeshtë nuk është… thjeshtë nuk është e përshtatshme.”

Ai ka shtuar se ishte pritshmëri e tij që një ngjarje e tillë të mos ndodhte apo tentohej.

Ndërsa Uashingtonit i kërkohet me ligj që t’i sigurojë Tajvanit mjetet për t’u mbrojtur, ai ka ndjekur prej kohësh një politikë “paqartësie strategjike” nëse do të ndërhynte ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin në rast të një sulmi kinez.

Biden bëri një koment të ngjashëm në lidhje me mbrojtjen e Tajvanit në tetor. Në atë kohë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se Biden nuk po njoftonte ndonjë ndryshim në politikën e SHBA-së.

Komentet për Tajvanin ka të ngjarë të lënë në hije qendrën e vizitës së Bidenit, që është nisja e një Kornizë Ekonomike Indo-Paqësore, një plan i gjerë që ofron një shtyllë ekonomike për angazhimin e SHBA-së me Azinë.

Vizita e tij përfshin edhe takime me liderët e Japonisë, Indisë dhe Australisë, në grupin e vendeve “Quad”.

Shqetësimet për fuqinë në rritje të Kinës dhe mundësinë që ajo mund të pushtojë Tajvanin e kanë trimëruar kryeministrin japonez, Fumio Kishida dhe Partinë e tij Liberale Demokratike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika