Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka rapotuar 1 gusht 2022 se në klinika të QKUK-së dhe spitale të përgjithshme në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 90 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive me 32 pacientë. Ndërsa një në mjekim intensiv.
Mjekimi Intensiv Qendror me 2 pacientë.
Klinika e Pediatrisë me 4 pacientë.
Klinika e Gjinekologjisë me 7 pacientë.
Klinika e Neonatologjisë me 2 foshnje.
Spitali i Gjakovës me 12 pacientë.
Spitali i Pejës me 14 pacientë.
Spitali i Gjilanit me 14 pacientë.
Spitali i Mitrovicës me 2 pacientë.